Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 5

قَالَ يَا بُنَيَّ لَا تَقْصُصْ رُؤْيَاكَ عَلَىٰ إِخْوَتِكَ فَيَكِيدُوا لَكَ كَيْدًا ۖ إِنَّ الشَّيْطَانَ لِلْإِنْسَانِ عَدُوٌّ مُبِينٌ 5 ٥

(Baba i tij) tha: “O biri im! Mos u trego ëngrrën tënde vëllezërve tu, që mos të ta bëjnë ndonjë dredhi. Se, me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut. (5)

Tefsiri
Ai (babai)

tha: “O biri im

(i dashur)

! Mos ua trego ëndrrën vëllezërve të tu, se ndoshta të bëjnë ndonjë dredhi. -

Jakubi (a.s.) e këshilloi të birin që të ruhej dhe të mos ua tregonte vëllezërve ëndrrën, sepse ata mund t’i kapte zilia dhe urrejtja, kur të kuptonin se Jusufi kishte cilësi më të larta sesa ata. Për t’i ndërprerë rrugën kësaj të keqeje, ai e porositi djalin që të mos ua tregonte vëllezërve ëndrrën e tij. Kjo masë duhej, sepse sikurse thotë i Lartësuari:

Shejtani është, vërtet armik i betuar për njeriun." -

Shejtani nuk heq dorë kurrë nga lufta dhe përpjekjet për të devijuar njeriun dhe për të futur urrejtje, smirë dhe armiqësi mes vëllezërve. Ai punon fshehtazi dhe haptazi. Kështu, largimi nga çdo rrugë dhe shkak që i lejon Shejtanit i mallkuar të të dëmtojë, është detyrë që duhet përmbushur dhe që nuk duhet neglizhuar për asnjë çast. Dhe, vërtet, Jusufi (a.s) e zbatoi porosinë e babait të tij, duke mos ua treguar vëllezërve të tij ëndrrën.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë