Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 63)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 63

فَلَمَّا رَجَعُوا إِلَىٰ أَبِيهِمْ قَالُوا يَا أَبَانَا مُنِعَ مِنَّا الْكَيْلُ فَأَرْسِلْ مَعَنَا أَخَانَا نَكْتَلْ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ 63 ٦٣

Kur u kthyen te baba i tyre, thanë: “O baba ynë! Nuk do të na japin më ushqim. Prandaj dërgoje me ne vëllain tonë, për të do të mund të marrim ushqim, e na, me të vërtetë, do ta ruajmë atë!” (63)

Tefsiri

Kur shkuan tek i ati, i thanë “O baba! Nuk na japin më drith...” -

Nuk do të na japin furnizime nëse ti nuk e dërgon së bashku me ne vëllain tonë.

...Prandaj, na e jep me vete vëllanë tonë, që të mund të marrim drith! -

Dërgoje së bashku me ne vëllain tonë, në mënyrë që të marrim përsëri prodhime dhe bereqet. Pastaj, duke dashur që ta qetësonin babain për sigurinë e vëllait të tyre, thanë:

Të sigurojmë se do ta ruajmë atë. -

Ne do ta ruajmë atë që mos t’i ndodhë asnjë e keqe. Jakubi (a.s) u thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë