Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 67)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 67

وَقَالَ يَا بَنِيَّ لَا تَدْخُلُوا مِنْ بَابٍ وَاحِدٍ وَادْخُلُوا مِنْ أَبْوَابٍ مُتَفَرِّقَةٍ ۖ وَمَا أُغْنِي عَنْكُمْ مِنَ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ ۖ إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّهِ ۖ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ ۖ وَعَلَيْهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُتَوَكِّلُونَ 67 ٦٧

E ai tha: “O djemtë e mi, mos hyni në të njëjtën derë, por në dyer të ndryshme. Unë asgjë nuk mund të largoj prej jush (çka u ka caktuar) Perëndia! Se pushteti i përket vetëm Perëndisë. Tek ai mbështetem uën dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (te Perëndia)!” (67)

Tefsiri

Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme!” -

Pasi e lejoi djalin të shkonte me ta, Jakubi i porositi që, kur të mbërrinin në Egjipt, të mos hynin nga një portë të gjithë së bashku, por nga porta të ndryshme. Me sa dukej, ai i druhej syrit të keq dhe smirës dhe ziliqarëve, kur të shikonin ata djem të fuqishëm, vëllezër të një babai të vetëm, me një pamje të hijshme. Prandaj, për të qenë më i qetë, u tha që të ruheshin. Por, sigurisht, kjo ishte thjesht një këshillë, që Jakubi e tha për të qetësuar zemrën e tij, sepse siç tha edhe vetë më pas:Por (me këshillën time)

, unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. -

Pa dyshim, që caktimi i Zotit do të realizohet patjetër. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë më pas:

I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. -

Vetëm Allahu është Ai që përcakton dhe vendos. Vendimet e Zotit realizohen në mënyrë të padiskutueshme.

Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët. -

Unë i mbështetem vetëm Allahut të Lartësuar dhe vetëm ndihmën e Tij kërkoj. Edhe kjo porosi që po ju jap është thjesht një masë njerëzore, por unë përsëri i mbështetem veçse Allahut të Madhëruar. Me mbështetje të plotë tek Allahu i Lartësuar dhe duke shpresuar bindshëm se Ai do ta plotësojë lutjen, arrihet çdo synim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë