Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَذَٰلِكَ يَجْتَبِيكَ رَبُّكَ وَيُعَلِّمُكَ مِنْ تَأْوِيلِ الْأَحَادِيثِ وَيُتِمُّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكَ وَعَلَىٰ آلِ يَعْقُوبَ كَمَا أَتَمَّهَا عَلَىٰ أَبَوَيْكَ مِنْ قَبْلُ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْحَاقَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٌ
Dhe qe kështu, Zoti yt të ka zgjedhur ty dhe të mëson në shpjegimin e ngjarjeve (ëndërrave, e të tjera) dhe e plotëson dhuntinë e Vet ndaj teje dhe familjes së Jakubit, ashtu siç e ka plotësuar më parë ndaj të parëve tu, Ibrahimit dhe Is’hakut. Me të vërtetë Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm”. (6)
Zoti yt është i Gjithëditur dhe i Urtë. -
Dituria e Allahut të Lartësuar është përfshirëse e gjithçkaje, madje edhe e ndjenjave e mendimeve që fsheh kraharori, qofshin ato të mira apo të këqija. Allahu i Lartësuar ka për t’i dhënë çdokujt ashtu siç orienton urtësia dhe madhështia e Tij. Allahu është i Urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë gjykimin që i takon. Pasi ia shpjegoi ëndrrën, Jakubi (a.s) i drejtohet të birit dhe i thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë