Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 71)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 71

قَالُوا وَأَقْبَلُوا عَلَيْهِمْ مَاذَا تَفْقِدُونَ 71 ٧١

Ata (vëllezërit e Jusufit) – u kthyen kah ata (e thanë): “Ç’ju ka humbur?” (71)

Tefsiri

Ata u kthyen dhe thanë: “Çfarë ju ka humbur?!” -

Vëllezërit e Jusufit, për të larguar dyshimin rreth tyre, u kthyen përsëri, që t’i kontrollonin ngarkesat e tyre. Zakonisht, hajduti nuk ka synim tjetër pas vjedhjes, veçse të largohet me atë që ka vjedhur. Ndërsa, vëllezërit e Jusufit, të cilët ishin të pafajshëm, u kthyen sërish, për të vërtetuar që ata nuk kishin vjedhur, porse që kishin ardhur thjesht për të marrë atë masë ushqimi që kërkonin të gjithë njerëzit e ndershëm dhe nevojtarë. Prandaj ata thanë: “Çfarë ju ka humbur?!” dhe nuk thanë: “Çfarë kemi vjedhur?”. Këto fjalë i thanë me sinqeritet të plotë dhe natyrshëm. Ata ishin të bindur se ishin të pastër dhe të pafajshëm për atë krim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë