Sureja Jusuf (Jusufi — يوسف) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




12 Jusuf(يوسف), Ajet 77

قَالُوا إِنْ يَسْرِقْ فَقَدْ سَرَقَ أَخٌ لَهُ مِنْ قَبْلُ ۚ فَأَسَرَّهَا يُوسُفُ فِي نَفْسِهِ وَلَمْ يُبْدِهَا لَهُمْ ۚ قَالَ أَنْتُمْ شَرٌّ مَكَانًا ۖ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا تَصِفُونَ 77 ٧٧

(Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhë, po edhe më parë vjedhi vëllai i tij! E, Jusufi – heshti për këtë dhe nuk shpalli gjë, por mendoi në vetvete: “Ju jeni në pozitë më të keqe (sepse e keni vjedhë vëllaun)! E, Perëndia është më i dijshëm për ato që i përshkruani ju”. (77)

Tefsiri
Ata (bijtë e Jakubit)

thanë: “Në pastë vjedhur ky, atëherë ka vjedhur më parë edhe një vëlla i tij.” -

Kur vëllezërit e Jusufit panë atë që panë, thanë: "Nëse ky ka vjedhur, atëherë kjo nuk është dhe aq çudi.” Ata kishin për qëllim Jusufin, duke dashur të pastronin figurën e tyre. Ata donin të tregonin se Benjamini dhe vëllai i tij, Jusufi, mund të vidhnin. Sipas tyre, meqë ata i kishin vëllezër vetëm nga nëna, atëherë nuk ishin njëlloj, prandaj edhe mund të bënin diçka të tillë si vjedhja. Sigurisht, këto ishin fjalë tepër të rënda, por megjithatë Jusufi e përmbajti veten. Allahu i Lartësuar thotë:

Por, Jusufi i mbajti të fshehtë në vete dhe nuk ua tregoi atyre këto fjalë: “Ju jeni në pozitë shumë më të keqe”... -

Jusufi - nuk iu kthye atyre me fjalë të rënda dhe ndëshkuese, por e mbajti zemërimin. Duke u treguar i përmbajtur dhe i duruar, ai vazhdoi me planin e tij të mirëmenduar. Ndërsa në vetvete tha: “Ju jeni në pozitë shumë më të keqe. Duke na akuzuar për diçka që nuk e kemi, ju tregoni se jeni në një pozitë shumë më të keqe. Ju na akuzoni për diçka të paqenë, ndërkohë që vetë keni kryer diçka që është shumë më e rëndë dhe më e dënueshme sesa kjo që po na akuzoni.”

dhe Allahu e di më së miri atë që ju po thoni. -

Kuptimi: Allahu është më i ditur për atë që ju shpifni rreth nesh. Allahu i Lartësuar e di shumë mirë që ne jemi të pastër nga kjo akuzë dhe cilësi e ulët. Pastaj ata filluan që t’i përgjëroheshin Jusufit që ta falte dhe ta çlironte vëllain e tyre, Benjaminin:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë