Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ مَعَاذَ اللَّهِ أَنْ نَأْخُذَ إِلَّا مَنْ وَجَدْنَا مَتَاعَنَا عِنْدَهُ إِنَّا إِذًا لَظَالِمُونَ
(Ministri) tha: “Perëndia na ruajtë, - ta marrim na atë tjetrin në vend të atij te i cili e kemi gjetur sendin tonë! Atëherë, na, me të vërtetë, do të ishim të padrejtë!” (79)
tha: “Allahu na ruajtë! E si të marrim dikë tjetër dhe jo atë tek i cili u gjet sendi ynë?!” -
Është padrejtësi e madhe që të dënosh një të pafajshëm, në vend të fajtorit të vërtetë. Vëreni me kujdes! Ai nuk tha: “atë që vodhi sendin tonë”, porse: “jo atë tek i cili u gjet sendi ynë”. Kjo tregon kujdesin e madh të Jusufit edhe në të shprehur. Ai ishte i kujdesshëm në çdo fjalë, që të mos gënjente, porse të thoshte gjithmonë të vërtetën.Ne atëherë do të bënim padrejtësi. -
Në këtë mënyrë do të ndëshkonim dikë që nuk e meriton.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë