Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَاسْأَلِ الْقَرْيَةَ الَّتِي كُنَّا فِيهَا وَالْعِيرَ الَّتِي أَقْبَلْنَا فِيهَا ۖ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ
Pyeti banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karavanin me të cilin kemi udhëtuar, dhe ne jemi të drejtë”. (82)
Ti dërgo njerëz e pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur! -
Nëse ti dyshon në fjalët tona, atëherë pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin erdhëm. Edhe ata ishin dëshmitarë për këtë që po të themi.Ne po të themi të vërtetën. -
Nuk po gënjejmë dhe nuk kemi tjetërsuar asgjë, por veç po themi atë që është reale. Por dëshpërimi i babait u shtua më tepër, prandaj nisi t’i akuzonte edhe për këtë rast, sikurse bëri në rastin e parë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë