Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَتَوَلَّىٰ عَنْهُمْ وَقَالَ يَا أَسَفَىٰ عَلَىٰ يُوسُفَ وَابْيَضَّتْ عَيْنَاهُ مِنَ الْحُزْنِ فَهُوَ كَظِيمٌ
(Jakubi) u kthye prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë iu kishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim. (84)
Pastaj, u ktheu shpinën atyre dhe tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!” -
Pasi i dhanë këtë lajm të dhimbshëm, Jakubi (a.s) u largua nga fëmijët e tij. Sytë iu zbardhën nga trishtimi, që vinte prej mallit të zjarrtë dhe të padurueshëm për djalin e tij. Ndërkohë tha: “Oh, i mjeri unë për Jusufin!". Dhimbja për djalin e dytë, e cila ishte e vogël në krahasim me të parën, ia trazoi dhimbjen e madhe të fatkeqësisë së parë dhe e bëri që ta nxirrte nga zemra e tij këtë brengë që e mundonte.Sytë iu zbardhën nga pikëllimi dhe e pushtoi trishtimi. -
Zemra e tij ishte mbushur me trishtim. Fëmijët e tij duke u çuditur nga kjo gjendje dhe këto fjalë, i thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë