Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا دَخَلُوا عَلَيْهِ قَالُوا يَا أَيُّهَا الْعَزِيزُ مَسَّنَا وَأَهْلَنَا الضُّرُّ وَجِئْنَا بِبِضَاعَةٍ مُزْجَاةٍ فَأَوْفِ لَنَا الْكَيْلَ وَتَصَدَّقْ عَلَيْنَا ۖ إِنَّ اللَّهَ يَجْزِي الْمُتَصَدِّقِينَ
Dhe kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, neve dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe e kemi sjellë pak gjëra! E, ti na plotëso ushqimin tonë dhe bënë mirësi me ne! Se Perëndia, me të vërtetë, i shpërblen dhënësit e lëmoshës”. (88)
Kur hynë tek ai
(Jusufi), i thanë: “O zotëri! Ne dhe familjen tonë na ka goditur skamje e rëndë, prandaj kemi ardhur me pak mall
(për shkëmbim).” - Ata shkuan te Jusufi dhe i treguan hallin e tyre, me përulësi, duke i thënë: Familja jonë është në nevojë, prandaj kemi ardhur me pak mall për këmbim, domethënë me një pagesë jo të kënaqshme. Ky mall nuk mjafton si pagesë për drithin që duam ne.Na e jep të plotë ngarkesën dhe na dhuro diçka më shumë! Allahu i shpërblen ata që dhurojnë. -
Na e jep të plotë sasinë që kërkojmë, edhe pse nuk e kemi sjellë të plotë çmimin që ajo meriton. Na jep diçka më shumë me bujarinë tënde. Allahu i Lartësuar i shpërblen në dynja dhe ahiret ata që japin me bujari. Kur çështja arriti deri këtu, Jusufi (a.s.) u prek thellë në shpirt dhe iu dhimbsën të vëllezërit. Atëherë, ai e pa që ishte momenti më i përshtatshëm që t’u prezantohej dhe t’i qortonte për ato që kishin bërë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë