Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِذْ قَالُوا لَيُوسُفُ وَأَخُوهُ أَحَبُّ إِلَىٰ أَبِينَا مِنَّا وَنَحْنُ عُصْبَةٌ إِنَّ أَبَانَا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
(Kujtoje ti) kur (vëllezërit e tij) thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur për babën tonë se na, e na jemi grup i tërë. Baba i ynë, me të vërtetë, është në humbje të qartë. (8)
Vëllezërit e tij thanë: “Babai ynë do më tepër Jusufin dhe vëllanë e tij
(të vogël)sesa ne. Por ne bëhemi një grup i fortë. -
Ata filluan të diskutonin për Jusufin dhe Beniaminin, që ishte vëllai i tij nga nëna. Ata thanë: “Ne bëhemi grup i fortë dhe jemi shumë më të dobishëm se ata. Atëherë, përse babai ynë i do ata më tepër sesa ne?! Pse ai tregohet më i butë dhe më i afruar me ta?Babai ynë po gabon dukshëm.” –
Kuptimi: Babai ynë po gabon qartë, sepse po preferon ata të dy, pa pasur ndonjë shkak që ne ta shikojmë ose ta kuptojmë. Kështu, nën trysninë e kësaj smire, ata u mbushën me urrejtje dhe vendosën diçka të tmershme:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë