Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا أَنْ جَاءَ الْبَشِيرُ أَلْقَاهُ عَلَىٰ وَجْهِهِ فَارْتَدَّ بَصِيرًا ۖ قَالَ أَلَمْ أَقُلْ لَكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ
E, kur erdhi sihariquesi, ia vuri këmishën në fytyrën e tij (Jakubit), e atij iu kthye të pamurit. (Atëherë), tha (Jakubi): “A nuk ju kam thënë, se unë di nga Perëndia atë që nuk e dini ju”. (96)
Kur erdhi lajmëtari i sihariqit, ia hodhi atë
(këmishën e Jusufit)mbi fytyrë, dhe atij iu kthye shikimi. -
Nuk zgjati shumë dhe erdhi përgëzuesi, i cili i tregoi se së shpejti do të takohej me Jusufin dhe vëllezërit e tij. Ai e hodhi këmishën në fytyrën e Jakubit (a.s), të cilit në atë çast iu kthye shikimi. Pasi shikimi i ishte shuar nga dhimbja dhe malli për Jusufin (a.s), tashmë babai po shihte qartë, pas takimit me të birin e dashur. Në këto momente Jakubi (a.s), i kënaqur me mirësitë e shumta të Allahut të Lartësuar mbi të, u drejtohet pjesëtarëve të tjerë të familjes, të cilët më parë e qortonin dhe çuditeshin me fjalët e tij:Ai tha: “A nuk ju thashë se unë di prej Allahut atë që ju nuk e dini?” -
Kuptimi: Unë di për Allahun e Lartësuar gjëra që ju nuk i dini. Ai më ka begatuar me dituri të madhe, prandaj unë shpresoja gjithmonë për ritakimin me Jusufin dhe se dhimbja e ndarjes do të largohej një ditë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë