Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 12

هُوَ الَّذِي يُرِيكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنْشِئُ السَّحَابَ الثِّقَالَ 12 ١٢

Ai ua dëfton juve vetëtimën, duke u frikësuar dhe shpresuar ju, dhe Ai krijon re të rënda (me shi). (12)

Tefsiri

Është Ai që jua shfaq rrufenë, që të frikësoheni dhe të shpresoni -

Rrufeja shkakton frikë dhe shpresë: frikë nga shkatërrimi që ajo mund të sjellë në jetët, të mbjellat dhe në pasurinë e njerëzve, por njëkohësisht edhe shpresë për shiun, që ajo paralajmëron.

dhe është Ai që i krijon retë e dendura. -

Retë që janë të rënduara dhe të mbushura me ujë, aq të dobishëm për njerëzit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë