Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 19

أَفَمَنْ يَعْلَمُ أَنَّمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ الْحَقُّ كَمَنْ هُوَ أَعْمَىٰ ۚ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ 19 ١٩

A mos vallë, ai që di se e vërteta që të është shpallë ty nga Zoti yt është njësoj sikur ai që është i verbër? Vetëm të mençurit mendojnë: (19)

Tefsiri
Duke na dhënë një pamje të qartë, për të dalluar ata që kanë marrë dituri dhe dritë nga Shpallja e Tij dhe punojnë me sinqeritet sipas saj, nga ata që nuk janë të tillë, Allahu i Madhëruar thotë:

Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? -

Ata të cilët e dinë mirë dhe janë të sigurt se ajo që t’u shpall ty prej Zotit tënd është e vërteta e padiskutueshme, ata meditojnë dhe përpiqen të kuptojnë qartësisht mesazhin e Zotit të tyre. Pasi e kuptojnë mirë atë çfarë Zoti do prej tyre, ata nënshtrohen për të jetuar dhe punuar sipas saj. Kështu, këta nuk mund të jenë njëlloj me ata që Zoti i quan të verbër. Ata të mjerë nuk e njohin të vërtetën dhe, sigurisht, nuk punojnë sipas saj. Mes dy grupeve ka një largësi të madhe, sa ajo mes qiejve dhe tokës. Çdo njeri i mençur dhe i urtë duhet të meditojë dhe ta kujtojë shpesh këtë krahasim të dy grupeve që bën Allahu i Lartësuar dhe vazhdimisht duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Cili nga dy grupet është më i mirë? Pasi mendon me kujdes, le të bëjë zgjedhjen e duhur dhe t’i japë përparësi asaj që duhet dhe të mbledhë forcat për të ndjekur karvanin e të shpëtuarve. Por, sigurisht, jo çdokush gjykon drejt se çfarë i bën dobi dhe dëm. Allahu i Madhëruar na tregon se cilët janë ata të cilëve u bën dobi kujtimi. Ai thotë:

Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë

(qortimin). - Pikërisht ata që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën. Ata janë të përzgjedhurit dhe më të mirët e botës ndër bijtë e Ademit. Nëse dëshiron të dish cilësitë e tyre, nuk ke për të gjetur përshkrim më të mirë sesa ai që vetë Krijuesi i tyre u ka bërë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë