Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ ۖ وَالْمَلَائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِمْ مِنْ كُلِّ بَابٍ
Xhenneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata ë kanë qenë të mirë (që kanë besuar), e engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë: (23)
Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. -
Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë për të kërkuar që t’u ndryshohet apo t’u zëvendësohet me diçka tjetër. E si mund të kërkojnë diçka tjetër nga ky vend, që vetë Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për të dashurit e Tij dhe në të cilin gjenden të gjitha mirësitë që sjellin lumturi dhe gëzim. Në Xhenet ka gjithçka që ata fatlumë e kërkojnë dhe e ëndërrojnë. Allahu i Madhëruar tregon se do t'ua qetësojë shpirtin dhe do t'ua kënaqë sytë të dashurve të Tij, duke thënë: "Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë." Kështu, ata do të bashkohen në Xhenet me paraardhësit dhe me bashkëshortet e tyre. Fjala “ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”; pra, edhe këta konsiderohen si “të afërt” me besimtarët. Prania e këtyre të dashurve ua shton më shumë kënaqësinë dhe lumturinë në Xhenetin e Zotit. Një tjetër kënaqësi që ata përjetojnë është edhe prania e melekëve, të cilët i vizitojnë në çdo kohë. Thotë Allahu i Lartësuar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë