Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 26

اللَّهُ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ وَفَرِحُوا بِالْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا فِي الْآخِرَةِ إِلَّا مَتَاعٌ 26 ٢٦

Perëndia ia zgjëron furnizimin kujt të dojë dhe ia pakson. Ata i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër, është vetëm kënaqësi transite (e përkohshme). (26)

Tefsiri

Allahu i jep me mbushulli atij që Ai dëshiron dhe po Ai kufizon. Ata

(jobesimtarët)

janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. -

Vetëm Allahu i Lartësuar e ka fuqinë që t’i shtojë rriskun atij që Ai dëshiron dhe t’ia pakësojë atij që Ai dëshiron. Megjithatë, mohuesit nuk e kuptojnë këtë. Ata gëzohen me stolitë e kësaj bote, që Zoti i ka përcaktuar për ta. Ai është një gëzim i tepruar dhe jo i drejtë, që i bën të gjejnë prehje me këtë jetë dhe ta harrojnë ose të jenë të pavëmendshëm ndaj ahiretit. Kjo ndodh edhe për shkak të mangësisë dhe dobësisë së logjikës së tyre. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë një fakt shumë të rëndësishëm, që Allahu i Lartësuar i përmbledh me fjalët:

Por jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër është veçse një përjetim mashtrues. -

Në krahasim me ahiretin, jeta e kësaj bote është një përjetim tërësisht i pavlerë, i cili të fal njëfarë kënaqësie të shkurtër, por që shumë shpejt largohet dhe pasohet nga një mjerim dhe vuajtje e gjatë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë