Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 30

كَذَٰلِكَ أَرْسَلْنَاكَ فِي أُمَّةٍ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهَا أُمَمٌ لِتَتْلُوَ عَلَيْهِمُ الَّذِي أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ وَهُمْ يَكْفُرُونَ بِالرَّحْمَٰنِ ۚ قُلْ هُوَ رَبِّي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيْهِ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْهِ مَتَابِ 30 ٣٠

Dhe, kështu të dërguam Ne ty te një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj, që t’jua lexosh ti atyre, atë që ta kemi shpallur Na ty, sepse ata nuk besojën në Mëshiruesin (Perëndinë). Thuaj: “Ai (Mëshiruesi) është Zoti im, s’ka zot tjetër përveç Tij, tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem!” (30)

Tefsiri
Kështu, Ne të dërguam ty te një popull, para të cilit kanë kaluar shumë popuj tjerë, që t’u lexosh atë që Ne ta shpallëm, sepse ata janë duke e mohuar të Gjithëmëshirshmin. -

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit, dhe i thotë: “Ne të dërguam në popullin tënd, për t’i ftuar ata në udhën e qartë dhe të drejtë. Edhe më parë kanë kaluar popuj, ndër të cilët kemi çuar të dërguarit Tanë. Kështu, ti nuk je diçka e pazakontë, që ata ta mohojnë dhe të çuditen nga fakti se Zoti të dërgoi ty me Shpalljen e Tij. Ti nuk u flet atyre nga vetja jote, por u lexon ajetet e Allahut të Lartësuar, të cilat Ai t’i shpalli ty. Kjo shpallje e mrekullueshme i pastron zemrat dhe i ndriçon shpirtrat. Megjithatë, populli yt nuk beson dhe nuk dëshiron t’i jetë mirënjohës të Gjithëmëshirshmit. Mëshira e Allahut është gjithëpërfshirëse dhe ata e përjetojnë atë në çdo çast. Ndër mirësitë më të mëdha që tregojnë mëshirën e Tij mbi ta është pikërisht edhe dërgimi yt si profet dhe Shpallja e mrekullueshme, që Zoti të dhuroi. Por ata të mjerë nuk e shohin këtë mirësi, mëshirë dhe bujari të dhuruar nga Zoti dhe as tregohen mirënjohës për të, por e shpërfillin dhe e refuzojnë. Po a nuk nxjerrin mësim këta të mjerë nga sa e sa popuj të tjerë mohues, që kaluan para tyre? Allahu i Madhëruar i ndëshkoi ata për gjynahet e tyre.

Thuaj: “Ai është Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm tek Ai kthehem.”. -

Ky ajet është dëshmi për teuhidin në dy aspekte: uluhije dhe rububije. Kështu, Allahu është Rabi (Zoti im), i Cili përkujdeset për mua me mirësinë dhe bujarinë e Tij që në momentin që më ka sjellë në ekzistencë. Gjithashtu, Allahu është Ilahi(i Adhuruari im) i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm tek Ai shpresoj në të gjitha çështjet e mia. Vetëm tek Ai kthehet zemra ime për t'ia përkushtuar të gjitha adhurimet dhe për t'iu lutur për të gjitha nevojat.

Përkufizimi i teuhidit uluhije:

Hueifrâdull-llâhi bil ibâdeti / Ky ështënjëhsimi i Allahut të lartësuar nëmeritueshmërinë e adhurimit të Tij. PraAi që meriton të adhurohet është vetëmAllahu i lartësuar.

Përkufizimi i teuhidit rububije:

Hueifrâdull-llâhi bil ħalķi uel mulki uet-tedbîri. / Njësimi i Allahut në aspektin ekrijimit, sundimit e mbretërimit dhe tëadministrimit dhe pushtetit për tëvepruar në gjithësi.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë