Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 35)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 35

مَثَلُ الْجَنَّةِ الَّتِي وُعِدَ الْمُتَّقُونَ ۖ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ أُكُلُهَا دَائِمٌ وَظِلُّهَا ۚ تِلْكَ عُقْبَى الَّذِينَ اتَّقَوْا ۖ وَعُقْبَى الْكَافِرِينَ النَّارُ 35 ٣٥

Xhenneti i tillë, që u është premtuar muslimanëve: ka (kopshtije) nëpër të cilat rrjedhin lumenj, frutet e kopshtit janë të përhershme, si dhe freskia e tij. Ky është mbarimi (epilogu) i besimtarëve, kurse fundi i mohuesve është zjarri. (35)

Tefsiri
Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. -

Duke shpresuar këtë Xhenet, besimtarët u largohen atyre gjërave që Zoti dhe Profeti i Tij kanë ndaluar, si dhe i përkushtohen zbatimit të urdhëresave. I Lartësuari Bujar e përshkruan Xhenetin duke thënë: “…është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme." Lumenjtë e Xhenetit janë prej mjalti, prej pijesh të këndshme, prej qumështi dhe uji të kristaltë. Këto lumenj rrjedhin gjithmonë dhe nuk janë të kufizuar. Me ujin e pastër të tyre vaditen kopshte të bukura dhe pemë të hijshme me fruta të shijshme. Zoti thotë: "…ushqimi dhe hija janë të përhershme." Shijet dhe kënaqësia që ato falin janë të vazhdueshme. Të tilla janë edhe hijet e bukura të pemëve, që mbushin me kënaqësi dhe rehatojnë këdo që rri poshtë tyre.

Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, -

Ky është përfundimi i atyre që besojnë dhe adhurojnë Zotin përmes ligjeve të Tij: pikërisht këto vendbanime të bukura. Ndërsa përfundimi i mohuesve është ndryshe:

ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri. -

Sa ndryshim të madh ka mes dy grupeve, sepse të tillë janë edhe në këtë jetë, me veprat dhe fjalët e tyre. Kështu do të jetë edhe shpërblimi i tyre, në këtë botë dhe në tjetrën.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë