Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 39

يَمْحُو اللَّهُ مَا يَشَاءُ وَيُثْبِتُ ۖ وَعِنْدَهُ أُمُّ الْكِتَابِ 39 ٣٩

Perëndia shlyen çka të dojë e themelon çka të dojë; dhe tek Ai është Libri kryesor. (39)

Tefsiri

Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon çfarë të dojë. -

Allahu i Lartësuar fshin prej përcaktimeve të Tij çfarë të dëshirojë dhe e lë çfarë të dëshirojë. Megjithatë, duhet kuptuar se ky ndryshim ndodh jo në çështjet të cilat i ka shkruar lapsi i Zotit, sepse ajo që është shkruar nga lapsi i Zotit, - dhe që, sigurisht, është paraprirë nga dituria e Tij, - nuk ka mundësi të ndryshojë. Në të kundërt, ajo do të ishte mangësi dhe cenim i diturisë së Allahut të Lartësuar, që thotë:

Tek Ai është Nëna e Librit. -

Tek Allahu është "Leuhi Mahfudh", në të cilin është baza e të gjitha çështjeve. Ky themel nuk mund të ndryshojë kurrë. Ndryshimet ndodhin në degëzime, sikurse janë veprat e ditës dhe të natës, të cilat i shkruajnë melekët dhe për të cilat Allahu i Lartësuar ka caktuar shkaqe, të cilët bëjnë që ato vepra të krijesave të shkruhen ose të fshihen. Vetëm kur ka shkaqe të caktuara ndodh fshirja ose shkrimi i tyre. E ilustruar me shembuj, Allahu i Lartësuar e ka bërë bujarinë, mbajtjen e lidhjeve farefisnore dhe bamirësinë, si shkaqe për zgjatjen e jetës dhe shtimin e pasurisë për njeriun. Nga ana tjetër, Ai i ka bërë gjynahet shkaqe për pakësimin e mirësive dhe të jetës. Po kështu, ai njeri që realizon shkaqet e shpëtimit dhe ruajtjes nga shkatërrimi ka për të shpëtuar, ndërsa ai që nuk e bën diçka të tillë ka për t’u sprovuar. Mbi të gjitha këto, është Allahu i Madhëruar Ai që i administron dhe i rregullon çështjet dhe, sigurisht, që ky rregullim dhe administrim kurrë nuk mund të bien ndesh me diturinë e Tij dhe atë çka Ai e ka shkruar në "Leuhi Mahfudh", i cili është baza e gjithçkaje e nga i cili degëzohet gjithçka.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë