Sureja Er-Ra'd (Bubullima — الرعد) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




13 Er-Ra'd(الرعد), Ajet 42

وَقَدْ مَكَرَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَلِلَّهِ الْمَكْرُ جَمِيعًا ۖ يَعْلَمُ مَا تَكْسِبُ كُلُّ نَفْسٍ ۗ وَسَيَعْلَمُ الْكُفَّارُ لِمَنْ عُقْبَى الدَّارِ 42 ٤٢

Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia është zotërues i të gjitha dredhive. Ai di çka punon çdokush dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë. (42)

Tefsiri

Edhe ata që kanë qenë para tyre thurën intriga, por çdo intrigë është në dorën e Allahut. -

Shumë intriga dhe plane thurën popujt e shkuar kundër profetëve dhe kundër të vërtetës, që ata sollën nga Zoti, por nuk arritën asgjë. Ata luftuan kundër rrugës së Allahut, duke dashur të pengonin përhapjen e dritës së Tij. Por, a nuk e dinin ata se: "…çdo intrigë është në dorën e Allahut"? Askush nuk ka mundësi që të bëjë plane dhe t’i realizojë ato pa lejen e Allahut të Lartësuar apo jashtë përcaktimit dhe krijimit të Tij. Zoti ka krijuar gjithçka dhe ka përcaktuar gjithçka. Ata thurin intriga kundër fesë së Tij, por le ta dinë se përfundimi i tyre është dëshpërimi dhe dështimi. Ata do të zhgënjehen dhe do të mbeten të trishtuar. Allahu i Lartësuar thotë:

Ai e di se çfarë vepron çdo njeri dhe mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë Fundi i lumtur. -

Allahu i Lartësuar i di shumë mirë prirjet, dëshirat dhe punët e njerëzve, si të dukshmet dhe të padukshmet. Edhe thurja e intrigave është një vepër që nuk i fshihet Allahut të Lartësuar, prandaj është e pamundur që ata të planifikojnë kurthe për të dëmtuar të vërtetën dhe pasuesit e saj dhe t’ia arrijnë të përfitojnë diçka. Allahu i Lartësuar thotë: "…mohuesit do ta kuptojnë mirë se për kë do të jetë fundi i lumtur." Do ta kuptojnë mirë se kujt do t’u takojë e ardhmja: atyre apo profetëve dhe pasuesve të profetëve. Nuk ka dyshim se përfundim i lumtur dhe gjithë mirësia u takon të devotshmëve, dhe jo mohuesve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë