Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 10

قَالَتْ رُسُلُهُمْ أَفِي اللَّهِ شَكٌّ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ يَدْعُوكُمْ لِيَغْفِرَ لَكُمْ مِنْ ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرَكُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۚ قَالُوا إِنْ أَنْتُمْ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا تُرِيدُونَ أَنْ تَصُدُّونَا عَمَّا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا فَأْتُونَا بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ 10 ١٠

Pejgamberët e tyre u kanë thënë: “Vallë a mund të dyshohet në Perëndinë, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës? Ai u thërret juve për t’ju falur disa mëkate tuaja dhe që t’ju lë juve deri në afatin e caktuar”. Ata (jobesimtarët) thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangëni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni mrekulli të dukshme!” (10)

Tefsiri

Të dërguarit u thanë: “E si mund të keni dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! -

Si mund të vihet në dyshim një çështje e tillë? Kjo është njëlloj si të viheshin në dyshim gjërat më të dukshme e më të qarta. Allahu është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe të gjitha gjërat ekzistojnë sepse i bën Ai të ekzistojnë. Për këtë arsye, kush dyshon për Allahun, tregon se nuk ka asnjë siguri për asnjë njohuri të vet, madje as për çështjet e dukshme dhe të prekshme nga shqisat e tij. Vërej me kujdes mënyrën dhe fjalët me të cilat profetët u drejtoheshin popujve mohues të së vërtetës. Ato janë fjalë që tregojnë se ata nuk kishin asnjë fije dyshimi për atë të vërtetë në të cilën i ftonin njerëzit. Ata i njoftonin njerëzit se Allahu i Lartësuar i thërret në gjëra të dobishme, që sjellin veç mirësi.

Ai ju fton për t’ju falur gjynahet dhe ju jep afat deri në kohën e caktuar.” -

Ai dëshiron t'ju falë gjynahet dhe t'ju shpërblejë me mirësi të shumta, nëse i përgjigjeni ftesës së Tij. Allahu i Lartësuar i jep shpërblim shumë të madh qoftë në këtë jetë, qoftë në ahiret. Ai i fton robërit e Tij që ta adhurojnë Atë jo se dëshiron të përfitojë prej tyre, por që vetë ata të kenë dobi dhe të përfitojnë nga ky adhurim. Me gjithë këtë ftesë kaq bujare, përgjigjja e tyre ishte një përgjigje injorantësh dhe mendjelehtësh:

Ata ua kthenin: “Ju jeni veçse njerëz, ashtu siç jemi edhe ne. Ju dëshironi të na largoni nga ajo

(zotat)

që adhuronin prindërit tanë. -

Kuptimi: Ju nuk keni asnjë përparësi dhe epërsi mbi ne dhe nuk e pranojmë faktin që ju jeni të dërguar me shpallje nga Zoti. Ju jeni thjesht njerëz, sikur dhe ne, që synoni të na pengoni nga tradita e të parëve tanë. Si ta lëmë ne rrugën e etërve tanë dhe historinë e tyre të lavdishme, për shkak të opinionit dhe mendimit tuaj? Përse t'ju bindemi juve, ndërkohë që edhe ju jeni njerëz, sikurse dhe ne.

“Atëherë na sillni ndonjë fakt të qartë!” -

Me këtë kishin për qëllim shenjat që ata vetë i propozonin, sipas tekave të tyre. Në fakt, sikurse u përmend më sipër, profetët parashtronin shumë argumente të qarta, por për propozimet e atyre, profetët thoshin:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë