Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 16

مِنْ وَرَائِهِ جَهَنَّمُ وَيُسْقَىٰ مِنْ مَاءٍ صَدِيدٍ 16 ١٦

para tyre është xhehennemi – dhe ai do të furnizohet me ujë të qelbët, (16)

Tefsiri
Përpara tyre është Xhehenemi, në të cilin u jepet për të pirë ujë i valë i qelbët. Ata do ta gjerbojnë atë, po nuk do të mund ta gëlltisin. -

Këtyre kryeneçë arrogantë dhe inaçorë, Xhehenemi u qëndron në pritë. Do të vijë një ditë që ata do ta shohin ndëshkimin, i cili është i papërshkrueshëm dhe i ashpër. Atë ditë do t’u jepet për të pirë qelb, me atë ngjyrë, shije dhe erë. Ky lëng do të jetë jashtëzakonisht i nxehtë. Nga etja e madhe, ata do të përpiqen ta gëlltisin, por me zor e bëjnë diçka të tillë, sepse sa herë që afrohen për të pirë, u digjen dhe përvëlohen fytyrat, nga nxehtësia e madhe. Kur ky lëng kalon në barkun e tyre, ua këput dhe copëton zorrët. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata do ta gjerbojë atë, po nuk do të mund ta gëlltisin”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë