Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَتَجَرَّعُهُ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُ وَيَأْتِيهِ الْمَوْتُ مِنْ كُلِّ مَكَانٍ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٍ ۖ وَمِنْ وَرَائِهِ عَذَابٌ غَلِيظٌ
të cilin e hërpatin, e nuk mund ta përbijnë. E, vdekja u vie atyre nga të gjitha anët, por ata nuk vdesin; dhe pas tij ka dënim të rëndë. (17)
Vdekja u vjen nga të gjitha anët, po nuk vdesin. -
Atyre u vjen ndëshkimi i ashpër me të gjitha llojet e tij. Ky ndëshkim është aq i ashpër, saqë arrin deri në prag të vdekjes, por Allahu i Lartësuar ka vendosur që ata të mos vdesin më. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: "Ata as nuk gjykohen që të vdesin, as nuk u lehtësohet ndëshkimi." [Fatir 36]. Sa herë që përfundon një ndëshkim, ata i pret një ndëshkim tjetër i rëndë, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:Ata i pret një dënim shumë i rëndë. -
Kështu do të ndëshkohet çdo kryeneç dhe armik i të vërtetës dhe i pasuesve të saj. Ndëshkimi i tyre është i fortë dhe i ashpër, aq sa askush nuk mund ta përshkruajë ashpërsinë e Tij, përveç Allahut të Lartësuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë