Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَبَرَزُوا لِلَّهِ جَمِيعًا فَقَالَ الضُّعَفَاءُ لِلَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا إِنَّا كُنَّا لَكُمْ تَبَعًا فَهَلْ أَنْتُمْ مُغْنُونَ عَنَّا مِنْ عَذَابِ اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ ۚ قَالُوا لَوْ هَدَانَا اللَّهُ لَهَدَيْنَاكُمْ ۖ سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَجَزِعْنَا أَمْ صَبَرْنَا مَا لَنَا مِنْ مَحِيصٍ
Dhe të gjithë do të dalin para Perëndisë. (Atëherë), ata që kanë qenë të shfrytëzuar, do t’u thonë atyre që janë kryelartësuar: “Na kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të largoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Perëndisë?” Ata thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Perëndia në rrugën e drejtë, edhe na do t’ju kishim udhëzuar juve. Rrënkojmë ne apo durojmë, - njësoj na është neve, nuk do të ketë shpëtim për ne”. (21)
Ata të gjithë do të dalin sheshas para Allahut. -
Një ditë, kur t’i fryhet surit, do të dalin të gjithë para Zotit, pa përjashtim, që thotë në një varg tjetër: "Të pyesin ty për malet. Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre.” [Ta Ha 107]. Asnjë e fshehtë e tyre nuk mund t’i fshihet Zotit të gjithësisë. Kur të dalin e të tubohen të gjithë para Tij, njerëzit do të fillojnë të polemizojnë kundër njëri-tjetrit. Secili do të mbrojë veten e vet me gjithçka që mundet, por kjo nuk ka për t’u bërë asnjë dobi.Atëherë, të nënshtruarit do t’i thonë parisë së tyre: “Ne ishim pasuesit tuaj... -
Pasuesit u drejtohen udhëheqësve të tyre, që Zoti i quan kryeneçë e arrogantë, sepse i udhëhoqën njerëzit në humbje e devijim. Ndjekësit u thonë udhëheqësve: “Ne ishim pasuesit tuaj. Ne ju pasuam në jetën e dynjasë. Ju na urdhëronit dhe na ndalonit, ju na i zbukuruat të kotën dhe na devijuat nga e drejta, prandaj sot:"A mund të na e lehtësoni pak Dënimin e Allahut?” -
Pra, na e lehtësoni dënimin, sado pak qoftë! Por prijësit do t’u thonë:"Ata do të përgjigjen: “Sikur ta kishim marrë udhëzimin e Allahut, ne do t’ju kishim udhëzuar edhe ju." -
Siç shihet, askush nuk mund të bëjë diçka për tjetrin. Atë ditë bëjnë dobi vetëm besimi dhe veprat e mira."Por tashmë është njëlloj: Shprehim dëshpërim apo durojmë, për ne nuk ka më rrugë për shpëtim!”.” -
Asgjë nuk i ndihmon: bëjnë durim apo jo, njëlloj është për ta. Nuk ka vend ku të fshihen e të mbrohen nga ndëshkimi i Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë