Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الشَّيْطَانُ لَمَّا قُضِيَ الْأَمْرُ إِنَّ اللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ الْحَقِّ وَوَعَدْتُكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ ۖ وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيْكُمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا أَنْ دَعَوْتُكُمْ فَاسْتَجَبْتُمْ لِي ۖ فَلَا تَلُومُونِي وَلُومُوا أَنْفُسَكُمْ ۖ مَا أَنَا بِمُصْرِخِكُمْ وَمَا أَنْتُمْ بِمُصْرِخِيَّ ۖ إِنِّي كَفَرْتُ بِمَا أَشْرَكْتُمُونِ مِنْ قَبْلُ ۗ إِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Dhe, do të thotë djalli, kur të merr fund puna: “Me të vërtetë, Perëndia u ka premtuar juve premtimin e vërtetë. Edhe unë ju kam premtuar, por ju kam mashtruar. Por, unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju, përpos që ju kam thirrur, e ju më jeni përgjegjur. Prandaj, mos më qortoni, por qortonie veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj, e as ju nuk jeni shpëtimtari im. Unë, tani mohoj atë që ju më parë më patët bërë shok (me Perëndinë)”. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm. (22)
Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. -
Pra unë nuk kisha asnjë lloj argumenti që të mbështeste fjalën dhe premtimet e mija përveç faktit që unë ju ftova dhe ju mu përgjigjët. Unë ju ftova për të pasuar qëllimet e mia dhe jua zbukurova ato në zemrat tuaja dhe ju i'u përgjigjët ftesës sime duke pasuar epshet dhe dëshirat tuaja të shfrenuara.Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. -
Ju jeni shkaktarë për devijimin e vetes tuaj, prandaj e keni bërë të meritueshëm ndëshkimin. Ne të gjithë po vuajmë një ndëshkim, që e kemi merituar vetë. As unë nuk ju ndihmoj dot për t'jua lehtësuar dhimbjet, dhe as ju nuk mund të më ndihmoni mua. Çdokush do të marrë pjesën e vet të ndëshkimit të merituar.Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” -
Kuptimi: Unë distancohem nga ju dhe nga fakti që më keni konsideruar si ortak me Allahun. Allahu nuk ka ortak dhe ju jeni treguar të padrejtë kur më jeni bindur.Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. -
Të gjithë ata që i bënë padrejtësi vetes duke iu bindur shejtanit do të kenë dënim të dhembshëm dhe të përjetshëm. Allahu i Lartësuar i ka sjellë këto ajete si mëshirë dhe butësi për robërit e Tij. Ai i paralajmëron ata që të mos i binden shejtanit. Allahu i Lartësuar i mëson robërit e Tij se nga cilat porta u hyn shejtani i mallkuar dhe cilat janë qëllimet e zeza të tij. Ai na mëson se shejtani i mallkuar synon që t’i tërheqë të gjithë në Zjarr. Allahu i Lartësuar na tregon se kur shejtani i mallkuar dhe pasuesit e tij të hyjnë në Zjarr, Ai do të distancohet prej pasuesve dhe do t’ua mohojë përkrahjen dhe mbështetjen që ata i kanë ofruar, duke iu bindur në jetën e dynjasë. Të gjitha këto janë lajme të sjella nga i Gjithëdituri. Allahu i Madhëruar na tregon, gjithashtu, se shejtani i mallkuar nuk ka fuqi imponuese mbi njerëzit. Në një ajet tjetër thuhet: "Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i janë mbështetur. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë." [Nahl 100]. Në rastin e parë flitet për pushtetin e argumentimit dhe të fakteve. Kështu, shejtani i mallkuar nuk ka asnjë fakt për të vërtetuar rrugën e vet për pasuesit. E shumta që mund të arrijë është hedhja e dyshimeve dhe zbukurimi i të keqes, duke i bërë pasuesit që të marrin guximin ose të mashtrohen për të mos iu bindur Zotit. Kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë me forcën për të mashtruar dhe për t’i nxitur pasuesit të bëjnë poshtërsi. Shejtani i shtyn njerëzit në gjynahe, duke mos i lënë të qetë asnjë çast. Në fakt, janë vetë ata që e lejojnë shejtanin t’i kontrollojë, duke u miqësuar dhe duke u bërë palë me të. Mbi këta njerëz ka pushtet ai i mallkuar, duke i bërë të mos i binden Allahut të Lartësuar. Ndërsa për ata që besojnë Zotin e tyre dhe vetëm Atij i mbështeten, kundër këtyre shejtani i mallkuar nuk ka asnjë lloj fuqie e kontrolli. Pasi përmendi ndëshkimin e të padrejtëve, Allahu i Madhëruar përshkruan shpërblimin e të bindurve:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë