Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 26

وَمَثَلُ كَلِمَةٍ خَبِيثَةٍ كَشَجَرَةٍ خَبِيثَةٍ اجْتُثَّتْ مِنْ فَوْقِ الْأَرْضِ مَا لَهَا مِنْ قَرَارٍ 26 ٢٦

Fjala e shëmtuar është si druri i shëmtuar: i shëmbur për dhé dhe i paqëndrueshëm për ekzistencë. (26)

Tefsiri

Ndërsa shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe, me rrënjë të shkulura dhe të paqëndrueshme në tokë. -

Përmbajtja dhe shija e saj janë të liga. Ajo është si një pemë e shkulur, e cila nuk mund të qëndrojë në tokë, sepse nuk ka rrënjë, nga të cilat të marrë ushqimin. Kështu, prej saj nuk pritet ndonjë fryt i mirë. Edhe sikur të ketë ndonjë fryt, ai është i keq, i dëmshëm dhe i pështirë. E tillë është fjala e mohimit: poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. Ajo nuk ka rrënjë të dobishme për zemrën dhe prej saj lindin vetëm fjalë dhe vepra të këqija e të shëmtuara. Nga zemra e prishur dhe fjalët e punët e këqija, njeriu vetëm dëmtohet dhe nuk përfiton asgjë të mirë. Tek Allahu i Lartësuar nuk ngrihet asnjë vepër e mirë e këtij njeriu, nga të cilat mund të përfitojë ai vetë apo të tjerët rreth tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë