Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 2

اللَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَوَيْلٌ لِلْكَافِرِينَ مِنْ عَذَابٍ شَدِيدٍ 2 ٢

Perëndi, të cilit i përkasin çka ka në qiej dhe në Tokë. E, mjer për mohuesit nga dënimi i tmerrshëm (që do t’i godasë), (2)

Tefsiri

...Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. -

Rruga ose ligji që Allahu vendosi për njerëzimin është tregues i qartë se Ai ka emrat më të bukur, cilësitë më të larta dhe atribute absolute. Ky ligj tregon se Ai që e ka caktuar është Krenar e Ngadhënjimtar në pushtetin e Vet dhe i Lavdëruar në çdo aspekt: në fjalët, veprat e Tij dhe ligjet që vendos për krijesat. Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe duhet adhuruar veçse përmes mënyrës së përcaktuar nga Ai. Ai duhet adhuruar përmes asaj që quhet “Siratul Mustekim”- Rruga e Drejtë. Ky ajet tregon se, ashtu sikurse Allahu është i vetmi Sundues i qiejve e i tokës, i vetmi Krijues, Furnizues dhe Kujdestar për krijesat e Tij, po ashtu është dhe duhet të jetë i vetmi që vendos ligjet e besimit dhe ligjet e jetës së tyre. Ata janë pronë e Tij dhe nën sundimin dhe pushtetin e Tij, prandaj Ai kurrë nuk do t’i linte të çoroditur e të paudhëzuar. Pasi përmendi këto argumente dhe fakte, Allahu i Madhëruar kërcënon ata që nuk i nënshtrohen:

Mjerë mohuesit, për dënimin e ashpër

(që i pret)! - Këtë dënim askush veç Zotit nuk mund ta shpjegojë e tregojë madhësinë dhe dhimbjen e tij. Në vijim vijnë cilësitë dalluese të këtyre të mjerëve që nuk iu nënshtruan ligjit të Zotit dhe adhurimit të Tij sipas Kur'anit. Ai thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë