Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 35)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 35

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَٰذَا الْبَلَدَ آمِنًا وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَنْ نَعْبُدَ الْأَصْنَامَ 35 ٣٥

(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëne të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga të adhuruarit e statujave, (35)

Tefsiri

Kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve! -

Kujto çastet e bukura, kur Ibrahimi u lut me ato fjalë të mrekullueshme. Ai tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!" Kështu, ai u lut për Qaben dhe banorët e saj, dhe Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij. I Lartësuari e ruajti atë vend, qoftë përmes ligjit të krijimit të Tij, qoftë përmes ligjit të Sheriatit që vendosi ndër njerëz. Në ligjin e Sheriatit, Qabja dhe qyteti i saj (Meka) janë të shenjtë. Por edhe në ligjin e krijimit dhe përcaktimit (kader) të Zotit, Ai ka bërë që kjo shtëpi dhe ky qytet të jetë një vend i sigurt dhe i ruajtur. Ai ka përcaktuar shumë shkaqe, që e ruajnë këtë vend të shenjtë. Çdo tiran dhe i padrejtë që kërkon të bëjë padrejtësi në të, Allahu i Madhëruar e shkatërron, sikurse veproi me Ushtrinë e Elefantit e të tjerë. Pasi u lut për sigurinë dhe paqen e kësaj Shtëpie dhe qyteti, Ibrahimi u lut edhe për sigurinë dhe paqen e vet dhe pasardhësve të vet. Gjithashtu, tha: "... më largo mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!" Pra, më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve dhe përkushtimi ndaj tyre. Pastaj Ibrahimi përmendi arsyen e frikës për veten dhe për bijtë e tij:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë