Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ ۖ فَمَنْ تَبِعَنِي فَإِنَّهُ مِنِّي ۖ وَمَنْ عَصَانِي فَإِنَّكَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; e ai që më kundërshton mua, - Ti, pra, me të vërtetë, je falës dhe mëshirues. (36)
O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz. -
Janë shumë popuj, që u devijuan dhe ranë pre e adhurimit dhe nënshtrimit ndaj idhujve. O Zot, largoje zemrën time e të pasardhësve të mi nga ky lloj adhurimi poshtërues!Atëherë kush më pason mua, ai është i imi, -
Çdokush që pason rrugën time në njësimin e Zotit, në adhurimin dhe sinqeritetin ndaj Tij në fjalë dhe në vepra, ai është prej meje dhe pasues i rrugës time. Çdokush që e do një popull dhe e ndjek atë, ka për të qenë së bashku në të....e kush nuk më bindet mua - por Ti je me të vërtetë Falës i Madh e Mëshirëplotë -
Kjo thënie tregonte dhembshurinë e Ibrahimit. E si mund të ishte ndryshe ai, i cili ishte Halilur-Rahman (i Dashuri i Rahmanit). Ai u lut për falje e mëshirë për gjynahqarët. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dhe Bujar është më i mëshirshëm për robërit e Tij dhe nuk dënon asnjë, përveç kryeneçëve dhe arrogantëve, që rebelohen dhe kalojnë kufijtë e Tij. Ibrahimi u nis nga Shami drejt Mekës, për të vendosur atje Haxherin, nënën e Ismailit, dhe birin e saj Ismail, i cili ishte ende fëmijë gjiri. Në atë kohë, Meka ishte një vend i pabanuar dhe i shkretë. Kur vendosi gruan dhe djalin atje, ai u lut me përgjërim, përunjësi të thellë dhe mbështetje të plotë te Zoti:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë