Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 38)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 38

رَبَّنَا إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِي وَمَا نُعْلِنُ ۗ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى اللَّهِ مِنْ شَيْءٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ 38 ٣٨

O Zoti ynë, Ti, me të vërtetë, di ato që fshehim e çka shfaqim ne haptazi. Nuk i fshehet asgjë Perëndisë as në Tokë as në qiell. (38)

Tefsiri

O Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di atë që ne e fshehim dhe atë që ne e shfaqim haptazi. Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në Tokë dhe në qiell. -

Zoti ynë, Ti je më i ditur për ne, sesa ne për vetet tona. Ti i rregullon dhe administron çështjet tona. Ti përkujdesesh dhe edukon shpirtrat tanë, prandaj, lehtësoji për ne të gjitha ato çështje që i dimë apo nuk i dimë, por që rregullojnë gjendjen tonë. Me diturinë dhe mëshirën Tënde, lehtësoji të gjitha rrugët e mirësive për ne. Ti je kujdestari dhe miku më i dashur, të cilit nuk i fshihet asgjë në qiell dhe në tokë. Edhe kjo lutje që bëri Ibrahimi (a.s) nuk i fshihej Allahut të Lartësuar. Kjo lutje ishte kërkesë për mirësitë dhe begatitë e Zotit, si dhe mirënjohje e thellë për Të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë