Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 46

وَقَدْ مَكَرُوا مَكْرَهُمْ وَعِنْدَ اللَّهِ مَكْرُهُمْ وَإِنْ كَانَ مَكْرُهُمْ لِتَزُولَ مِنْهُ الْجِبَالُ 46 ٤٦

Dhe ata thurin dredhitë e tyre, e te Perëndia është dënimi i dredhive të tyre; për dredhitë e atyre nuk mund t’i lëkundin malet. (46)

Tefsiri

Të fuqishme qenë, vërtet kurthet që përgatitën ata; por kurthet e tyre ishin në dorë të Allahut,... -

Kundërshtuesit e profetëve thurnin kurthe dhe intriga kundër profetëve dhe pasuesve të tyre. Ata përpiqeshin me të gjitha mundësitë dhe aq sa Zoti i lejonte të bënin. Por çdo plan i thurur prej tyre nuk mund t’i fshihej Zotit të botëve, sepse Ai është i Gjithëditur dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë e fshihet diturisë dhe pushtetit të Zotit, prandaj çdo kurth i këtyre të mjerëve u kthehet mbrapsht mbi kokat e tyre: "Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën." [Fatir 43].

... edhe sikur të ishin të tilla që të shkulin malet. -

Intrigat e mohuesve të Zotit, profetëve e të shpalljeve të Tij ishin shumë mëdha. Ato ishin, ashtu siç i përshkruan Zoti, të tilla që edhe malet mund t’i lëviznin nga vendi. Allahu thotë në një sure tjetër. "...kurdisnin kurthe shumë të mëdha." [Nuh 22]. Askush, veç Zotit, nuk mund ta përkufizojë madhësinë e intrigave të tyre. Por Ai është Zoti i gjithçkaje, që e kthen atë intrigë kundër tyre. Në këtë kategori bëjnë pjesë të gjithë ata kundërshtues së rrugës së profetëve, të cilët përkrahin rrugën e të kotës dhe luftojnë me çdo mjet për të penguar dhe mbuluar të vërtetën e Zotit. Por le ta dinë se, lufta dhe planet e tyre nuk kanë për t’u sjellë asnjë dobi. Ata nuk mund ta dëmtojnë aspak Allahun, por dëmtojnë veç veten e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë