Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 47

فَلَا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ مُخْلِفَ وَعْدِهِ رُسُلَهُ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ ذُو انْتِقَامٍ 47 ٤٧

As mos mendo se Perëndia nuk do ta mbajë premtimin e Vet (që u ka dhënë) pejgamberëve të Vet – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe ndëshkon – (47)

Tefsiri

Kurrsesi mos mendo se Allahu nuk do ta mbante premtimin që u dha të dërguarve të Tij. -

Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’i shpëtojë e dhurojë fitore profetëve dhe pasuesve të denjë të tyre. Ai do t’u dhurojë atyre lumturi në këtë jetë dhe në tjetrën. Nga ana tjetër, Ai ka dhënë fjalën se do t’i shkatërrojë armiqtë e profetëve dhe të së vërtetës me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në ahiret. Kështu, kurrë mos mendoni se Allahu do ta shkelë premtimin e Tij. Ai do të realizohet patjetër, sepse është fjala e vërtetë e Zotit, e sjellë përmes profetëve, besnikëve më të zgjedhur mes krijesave të Tij. Kjo është grada më e lartë e saktësisë dhe vërtetësisë së lajmit. Gjithashtu, kjo është në përputhje të plotë me urtësinë e Krijuesit dhe rregullat e krijimit të Tij. Kjo përputhet, po ashtu, edhe me logjikën e saktë dhe të shëndetshme, që e do drejtësinë. Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. sepse:

Allahu është Ngadhënjimtar dhe ka ndëshkim të ashpër.... -

Nëse Allahu i Lartësuar dëshiron të ndëshkojë dikë, ai person kurrsesi nuk mund t’i shpëtojë dhe nuk mund t’i fshihet Allahut dhe dhënies së llogarisë në Ditën e Gjykimit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë