Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 50

سَرَابِيلُهُمْ مِنْ قَطِرَانٍ وَتَغْشَىٰ وُجُوهَهُمُ النَّارُ 50 ٥٠

Këmishat do t’i kenë prej katranit, e zjarri do t’ua mbështjellë fytyrat e tyre, - (50)

Tefsiri

Rrobat e tyre janë prej katrani, kurse fytyrat e tyre do t’i mbulojë Zjarri. -

Rrobat e tyre do të jenë prej katrani, për shkak të zjarrit të ndezur dhe erës jashtëzakonisht të keqe të tyre. Fytyrat e tyre do t’i mbulojë zjarri. Pjesa më e nderuar e trupit, fytyra, do të jetë e përfshirë nga zjarri, dhe po kështu do të ndizet i gjithë trupi i tyre. Kjo, sigurisht, nuk është padrejtësi nga Allahu i Lartësuar ndaj tyre, por është një shpagim i drejtë për gjithçka që kanë bërë me duart e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë