Sureja Ibrahim (Ibrahimi — إبراهيم) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




14 Ibrahim(إبراهيم), Ajet 7

وَإِذْ تَأَذَّنَ رَبُّكُمْ لَئِنْ شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ ۖ وَلَئِنْ كَفَرْتُمْ إِنَّ عَذَابِي لَشَدِيدٌ 7 ٧

(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. (7)

Tefsiri
Musa (a.s) e nxiste popullin për të qenë mirënjohës ndaj Allahut të Madhëruar:

Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” -

Allahu i Lartësuar na ka premtuar se, nëse tregohemi mirënjohës, Ai do të na i shtojë më shumë mirësitë që na ka dhuruar. Ai, gjithashtu, na tregoi: “...të jeni të bindur se dënimi Im është vërtet shumë i rëndë”. Dhe një mënyrë dënimi është largimi i mirësive, me të cilat na ka begatuar. Mirënjohja ndaj Zotit shprehet me zemër, duke i njohur dhe pranuar që këto mirësi t’i ka dhuruar Ai. Së dyti, ajo shprehet me fjalë, duke e përlëvduar dhe falënderuar Zotin për mirësitë e dhuruara. Së treti, shprehet me vepra, duke i shfrytëzuar këto mirësi dhe duke i përdorur ato për kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Nga ana tjetër, mohimi i mirësive ose mosmirënjohja shprehet me të kundërtat e këtyre që u thanë më lart.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë