Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ مُوسَىٰ إِنْ تَكْفُرُوا أَنْتُمْ وَمَنْ فِي الْأَرْضِ جَمِيعًا فَإِنَّ اللَّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ
Dhe Musai ka thënë: “Nëse nuk besoni, ju dhe të gjithë ç’janë në Tokë, - Perëndia, me të vërtetë, është i pasur dhe plot lavdi (s’ka nevojë për falenderimin tuaj)”. (8)
Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjohës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. -
Edhe nëse e bëni këtë, ju nuk keni për ta dëmtuar aspak Allahun e Madhëruar, sepse “Allahu është i Panevojë dhe i Lavdëruar”. Sikur të gjitha krijesat t’i bindeshin dhe nënshtroheshin Allahut, duke e adhuruar si një të vetëm dhe duke zbatuar tërësisht ligjin e Tij, kjo nuk do të shtonte asgjë në pushtetin e Allahut të Lartmadhëruar. Por edhe nëse do të mblidheshin të gjitha krijesat për të mos iu nënshtruar Zotit, kjo nuk do ta cenonte dhe pakësonte aspak pushtetin e Tij. Arsyeja është: Ai është i Plotë, Absolut, i Pasur dhe i Panevojë për të tjerët. Allahu është i lavdëruar në Veten e Tij, në emrat, cilësitë dhe në veprat e Tij. Ai ka veçse cilësi të lavdërueshme dhe të plota dhe emrat më të bukur. Të gjitha veprat e Zotit janë madhështore dhe të drejta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë