Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَأُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ ۛ وَالَّذِينَ مِنْ بَعْدِهِمْ ۛ لَا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا اللَّهُ ۚ جَاءَتْهُمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَرَدُّوا أَيْدِيَهُمْ فِي أَفْوَاهِهِمْ وَقَالُوا إِنَّا كَفَرْنَا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ وَإِنَّا لَفِي شَكٍّ مِمَّا تَدْعُونَنَا إِلَيْهِ مُرِيبٍ
A nuk u ka ardhur juve lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, dhe të Adit, dhe të Themudit dhe për ata pas tyre? – Vetëm Perëndia i di ata! – Pejgamberët e tyre kanë ardhur me dokumente të qarta, por ata venin duart e tyre në gojë (me tallje dhe pezm) dhe thonin: “Na nuk besojmë me atë që jeni dërguar ju. Na jemi me dyshim të madh ndaj asaj që na thirrni ju!” (9)
A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata që ishin para jush - për popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit dhe atyre që erdhën më pas? -
Allahu i Madhëruar i përmend historitë e këtyre popujve në Librin e tij në mënyrë të shtjelluar.Askush nuk di për ta përveç Allahut. Tek ata shkuan të dërguarit e tyre me Argumente të qarta. -
Flitet për shumë popuj të mëparshëm, për të cilët askush nuk dinte, përveç Allahut. Të gjithëve atyre u kishin shkuar të dërguarit me argumente të qarta, që dëshmonin për vërtetësinë e shpalljeve të Zotit. Çdo profeti, Allahu i Madhëruar i dha shenja dhe mrekulli të mjaftueshme, që njerëzit të besonin. Megjithatë, këta popuj nuk u nënshtruan për ta adhuruar Zotin sipas ligjit të Tij, por u treguan kryeneçë. Allahu i Lartësuar thotë:Por ata i vinin duart në gojë dhe thoshin: “Ne e mohojmë atë me të cilën jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni.”. -
Ky veprim tregonte se ata nuk e besonin mesazhin e profetëve, prandaj kurrë nuk do të thoshin diçka që të tregonte besimin e tyre në Shpalljen e Zotit dhe miratimin e saj. Kjo i ngjan shumë fjalës së Allahut të Lartësuar, kur thotë: "Ata, gjithashtu, i përngjajnë dikujt mes një shiu të rrëmbyer prej së larti, plot errësirë, me gjëmime e vetëtima. Ata i fusin gishtat në veshët e tyre prej frikës së vdekjes nga rrufeja. Allahu është gjithpërfshirës i jobesimtarëve (me dijen dhe pushtetin e Tij)." [Bekare 19]. Madje, ata shpreheshin qartë, kur u thoshin profetëve të tyre: “Ne e mohojmë atë me çka jeni dërguar dhe dyshojmë shumë për atë ku na ftoni” Domethënë, “ne jemi në dyshim dhe të lëkundur, të pavendosur dhe të paqartë për rrugën ku na ftoni”. Por, sigurisht, kjo qe gënjeshtër dhe padrejtësi e madhe, që ata e shprehnin me gojë, prandaj dhe të dërguarit u drejtoheshin me fjalët:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë