Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَرْسَلْنَا الرِّيَاحَ لَوَاقِحَ فَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَسْقَيْنَاكُمُوهُ وَمَا أَنْتُمْ لَهُ بِخَازِنِينَ
Na dërgojmë erërat për të frytnuar, e zbresim shiun nga qielli e ju kemi furnizuar me ujë – dhe depot e tij (ujit) nuk gjenden tek ju. (22)
Ne i lëshojmë erërat mbarështuese, ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t'i ruani burimet e tij. -
Allahu i Lartësuar i nënshtroi erërat e mëshirës, të cilat i ngarkojnë retë me ujë. Nga ky ngarkim, vjen uji, - me lejen e Allahut - dhe kështu furnizohet njerëzia, kafshët dhe tokat e tyre. Ky ujë depozitohet në tokë, për të përmbushur nevojat e krijesave. E gjitha kjo ndodh me pushtetin dhe mëshirën e pakufishme të Allahut. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “ndërsa nga qielli lëshojmë shi, nga i cili pini e nuk mund t'i ruani burimet e tij.”. Kështu, ju nuk mund ta depozitoni dhe ruani të gjithë ujin që bie prej qiellit, por është Allahu që e depoziton, dhe pastaj jua nxjerr sërish, përmes burimeve të shumta, si mëshirë e bamirësi për ju.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë