Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 26)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 26

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ صَلْصَالٍ مِنْ حَمَإٍ مَسْنُونٍ 26 ٢٦

Na kemi krijuar njeriun prej një balte të fortë – të zezë, së cilës i është dhënë forma, (26)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar na kujton mirësitë e mëdha që i bëri atit tonë, Ademit (a.s), dhe ndodhinë me Iblisin. Përmes kësaj historie, Ai na këshillon dhe na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm e të ruhemi nga sherri dhe sprova që vjen prej Iblisit të mallkuar. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:

Ne e krijuam njeriun nga një baltë e ndenjur për një kohë të gjatë, … -

Ai e krijoi Ademin (a.s) prej asaj balte që është lënë për një kohë të gjatë të thahet, aq sa ka marrë erë. Kjo krijesë prej balte u tha, aq sa nxirrte zë si një qeramikë e tharë. Ky është kuptimi i “el hameul mesnun”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë