Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 50)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 50

وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ الْعَذَابُ الْأَلِيمُ 50 ٥٠

e që dënimi Im (për të këqinjtë), është me të vërtetë, dënim i dhembshëm! (50)

Tefsiri

Por edhe dënimi Im është Dënim i dhembshëm. -

Nuk ka ndëshkim që të mund të krahasohet me ndëshkimin e Allahut. Askush nuk mund ta përshkruajë dhe përkufizojë atë ndëshkim. I kërkojmë mbrojtje dhe strehim Zotit që të na ruajë nga ndëshkimi i Tij. Nëse ata e mësojnë se: "Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai." [Fexhër 25, 26], atëherë do të tregohen gjithmonë të kujdesshëm dhe do të largohen nga çdo shkak i ndëshkimit të tyre. Kështu, zemra e tyre duhet të sillet gjithnjë mes frikës dhe shpresës, duke kujtuar si shpërblimet, ashtu edhe kërcënimet. Sa herë që zemra mediton për mëshirën e Zotit, faljen e Tij të gjerë, bujarinë dhe përkujdesin e Tij të pashembullt, do të lindë nxitja për punë të mira dhe qetësia, që vjen nga shpresa për faljen e gjynaheve. Por nga ana tjetër, nëse vështron gjynahet dhe mangësitë e shumta në plotësimin e përgjegjësive dhe detyrimeve ndaj Zotit dhe në të gjitha aspektet e jetës, do të lindë ndjenja e frikës nga ndëshkimi e Zotit, prandaj dhe do të nxitojë që të largohet prej tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë