Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَنَبِّئْهُمْ عَنْ ضَيْفِ إِبْرَاهِيمَ
Dhe lajmëroji për mysafirët e Ibrahimit, (51)
Thuaju edhe për mysafirët e Ibrahimit. -
Tregoju atyre një histori të çuditshme e plot mësime. Historitë e të gjithë profetëve janë të dobishme, por në mënyrë të veçantë historia e Ibrahimit (a.s), që ishte Halilur-Rahman, i dashuri më i afërt i të Gjithëmëshirshmit. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të pasojmë fenë e atij profeti madhështor. Miqtë që e vizituan Ibrahimin ishin dy melekë, të cilët Zoti i nderoi duke i bërë vizitorë në shtëpinë e Ibrahimit (a.s).Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë