Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 59

إِلَّا آلَ لُوطٍ إِنَّا لَمُنَجُّوهُمْ أَجْمَعِينَ 59 ٥٩

përpos familjes së Lutit (që nuk janë mëkatarë). Na do t’i shpëtojmë të gjithë ata (anëtarët e familjes së Lutit) – (59)

Tefsiri

Me përjashtim të familjes së Lutit, që do t'i shpëtojmë të gjithë, përveç gruas së tij. -

Nga ky ndëshkim do të shpëtojnë vetëm Luti (a.s) dhe familja e tij. Këtu bënte përjashtim gruaja e Lutit, sepse i Gjithëdituri dhe i Urti e përcaktoi që ajo të mbetej me të ndëshkuarit. Luti dhe familja e tij do të shpëtohej nga ai ndëshkim i tmerrshëm. Ibrahimi (a.s) kërkoi që të shihej edhe njëherë çështja e ndëshkimit të saj, por përgjigjja ishte:

Ne vendosëm që ajo të mbetej me të dënuarit. -

Kështu, mysafirët u larguan nga shtëpia e Ibrahimit (a.s). Kur shkuan më pas te shtëpia e Lutit, ai u tha të dërguarve:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë