Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 69)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 69

وَاتَّقُوا اللَّهَ وَلَا تُخْزُونِ 69 ٦٩

dhe druajuni Perëndisë, dhe mos më poshtëroni mua!” (69)

Tefsiri

Ai u tha: “Këta janë mysafirët e mi, prandaj mos më turpëroni! Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!” -

Kini frikë Zotin për poshtërsinë që doni të bëni! Në mos paçi frikën e Zotit, atëherë po ju kërkoj që thjesht të mos më turpëroni para miqve të shtëpisë sime, nëse jeni njerëz që kuptoni. Thjesht tregohuni të njerëzishëm e të arsyeshëm dhe mos e kryeni këtë krim të tmerrshëm. Por ata u justifikuan vetëm për argumentin e dytë të Lutit, pra, për anën njerëzore, dhe jo për frikën ndaj Zotit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë