Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 6

وَقَالُوا يَا أَيُّهَا الَّذِي نُزِّلَ عَلَيْهِ الذِّكْرُ إِنَّكَ لَمَجْنُونٌ 6 ٦

Ata thanë: “O ti, që të është shpallë Kur’ani, ti je, me të vërtetë, i marrë! (6)

Tefsiri

Ata thonë: “O ti që po të shpallet Mesazhi! Ti je, vërtet i çmendur." -

Mohuesit e Shpalljes i drejtoheshin Muhamedit a.s, duke i thënë: “O Ti që pretendon se të është zbritur Shpallje nga Zoti, nëse mendon se ne do të të pasojmë, atëherë ti je vërtet i çmendur. E si mund të bëjmë diçka të tillë dhe të braktisim traditën e të parëve tanë, thjesht e vetëm sepse ti na thua diçka të tillë?!” Pastaj ata shtronin kërkesat e kushtet e tyre të kota:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë