Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَا تَمُدَّنَّ عَيْنَيْكَ إِلَىٰ مَا مَتَّعْنَا بِهِ أَزْوَاجًا مِنْهُمْ وَلَا تَحْزَنْ عَلَيْهِمْ وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِلْمُؤْمِنِينَ
Mos i drejto sytë e tu kah ato kënaqësi që Na ua kemi dhënë disave prej tyre dhe mos u hidhëro për ta (në mos besofshin). E, ndaj besimtarëve bëhu i butë (88)
Mos ua hidh sytë kënaqësive që Ne u kemi dhënë disave prej tyre -
Mos u mashtro nga stolitë e tyre dhe mos e angazho zemrën me përmbushjen e dëshirave të kësaj jete, njëlloj si të shthururit. Injorantët mashtrohen me degjenerimin dhe shpërfillin mirësitë që Zoti u ka dhuruar, bashkë me Shpalljen e mrekullueshme.... e as mos u brengos për ta
(dhe mohimin e tyre)! - Mos u brengos për ta, sepse prej tyre nuk pritet ndonjë e mirë! Mjaftohu me muslimanët dhe besimtarët e sinqertë, sepse ata janë miqtë më të mirë!Shtrije dorën e mëshirës dhe të butësisë ndaj besimtarëve! -
Tregohu i dashur dhe i dhembshur me ta, duke u sjellë mirë dhe me moral të lartë! Shprehe dashurinë, durimin dhe butësinë me sjelljet dhe fjalët e tua!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë