Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 92)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 92

فَوَرَبِّكَ لَنَسْأَلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ 92 ٩٢

Dhe, kështu, pasha Zotin tënd, Na me të vërtetë, do t’i pyesim ata të gjithë, (92)

Tefsiri

Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre. -

Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur'anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë