Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 95)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 95

إِنَّا كَفَيْنَاكَ الْمُسْتَهْزِئِينَ 95 ٩٥

Na të mjaftojmë ty, kundër atyre që të tallin (ty), (95)

Tefsiri

Nuk ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen, -

Ne të mjaftojmë kundër atyre që tallen me ty dhe me Shpalljen! Ky ishte një premtim nga Zoti për Profetin e Tij, se kurrë nuk do ta dëmtonin ata që talleshin me të. Mjaftonte Allahu si mbrojtës i tij, sepse Allahu do t’i ndëshkonte tallësit me forma të ndryshme. Dhe kështu ndodhi në realitet. Sa herë që dikush tallej me Profetin (a.s)e me Shpalljen e tij, Allahu e godiste me ndëshkimin më të dhembshëm e më poshtërues. Pastaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ata mjeranë duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë