Sureja El-Hixhr (Shkëmbinjtë — الحجر) (Ajet 97)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




15 El-Hixhr(الحجر), Ajet 97

وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّكَ يَضِيقُ صَدْرُكَ بِمَا يَقُولُونَ 97 ٩٧

Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata, (97)

Tefsiri

Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht prej gjërave që thonë ata. -

Mohimi e tallja e tyre me të vërtetën e ngushton zemrën tënde, o i Dërguar, dhe Zoti e di mirë këtë. Dije se Zoti është i Plotfuqishëm që t’i shfarosë dhe t’ua përshpejtojë dënimin që e meritojnë. Allahu i Lartësuar vërtet i afatizon, por kurrë nuk ka për t’i lënë në harresë. Por ti, o Muhamed:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë