Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 101)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 101

وَإِذَا بَدَّلْنَا آيَةً مَكَانَ آيَةٍ ۙ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مُفْتَرٍ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 101 ١٠١

Dhe, kur Ne, ta zëvendësojmë një ajet me një ajet tjetër – e Perëndia di më së mir se çka shpall – (Mohuesit) thonë: “Ti je vetëm trillues!” Por, nuk është ashtu, se shumica prej tyre nuk dijnë. (101)

Tefsiri
Kur Ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër, - e Allahu di më së miri se çfarë shpall, - ata të thonë: “Ti je veçse një trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë. -

Mosbesuesit dhe rrefuzuesit e Kur'anit ndjekin pas dyshimet, të cilat ata i konsiderojnë si argumente. Një nga të ashtuquajturat “fakte”, që ata paraqesin për mosbesimin e tyre është edhe abrogimi i disa ligjeve të Sheriatit. Sigurisht, Allahu i Lartësuar është Gjykuesi më i drejtë dhe i urtë dhe është në dorë të Tij caktimi i ligjeve e dispozitave. Ai mund të zëvendësojë një ligj a gjykim me një ligj e gjykim tjetër, kur e dëshiron dhe kur këtë e kërkon urtësia e Tij e gjerë dhe mëshira e Tij gjithëpërfshirëse. Por, këta mohues, që janë të prirur të jenë dyshues e të lëkundur, shohin të tilla abrogime e zëvendësime ligjesh dhe i quajnë ato si mangësi dhe si një argument që cenon Shpalljen e Zotit. Madje, ata shpifin për Profetin, duke i thënë: “Ti je veçse një trillues”. Allahu i Madhëruar u kthen këtë përgjigje: "Jo, por shumica e tyre nuk dinë.". Ata janë thellësisht injorantë e nuk dinë asgjë për Zotin dhe për ligjin e Tij. Është e qartë se kontestimet e injorantit janë të pavlefshme e nuk merren për bazë. Dihet mirë se kontenstimi mund të bëhet veçse me dije të plotë rreth çështjes së diskutuar; duhet ta njohësh mirë çdo aspekt të saj, anët pozitive dhe ato negative. Ndërsa këta të mjerë janë tërësisht injorantë për ligjin e Zotit dhe përsëri nxitojnë që ta refuzojnë atë, pa bërë asnjë analizë të tij. Por Allahu i lartësuar e urdhëron Profetin që t’u kujtojë atyre një fakt:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë