Sureja En-Nahl (Bletët — النحل) (Ajet 103)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




16 En-Nahl(النحل), Ajet 103

وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّهُمْ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُ بَشَرٌ ۗ لِسَانُ الَّذِي يُلْحِدُونَ إِلَيْهِ أَعْجَمِيٌّ وَهَٰذَا لِسَانٌ عَرَبِيٌّ مُبِينٌ 103 ١٠٣

Na e dimë mirë që ata thonë: “Atë (Muhammedin) e mëson një njeri!” Gjuha e tij, që po ia mveshin – se po e mëson atë – është gjuhë e të huajve (të cilën nuk e dinë arabët), kurse ky (Kur’ani) është në gjuhën e qartë arabe (me një stil të lartë). (103)

Tefsiri

Ne e dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë

(Muhammedin)

është duke e mësuar një njeri.” Mirëpo, gjuha e atij, për të cilin aludojnë ata është joarabe dhe kjo

(e Kur’anit)

është një gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë. -

Allahu i Lartësuar tregon rreth shpifjes së idhujtarëve, që kundërshtonin Profetin (a.s.). Ata pretendonin se ishte një njeri që ia mësonte Kur'anin Profetit (a.s.). Por ai dikushi, që ata pretendonin se ia mësonte Kur'anin, ishte joarab, ndërsa Kur'ani është në një arabishte të pastër. Atëherë, është e pamundur ta mendosh këtë si të vërtetë. Por mashtruesit, që vetëm shpifin dhe trillojnë, as që nuk e mendojnë se ku përfundon mashtrimi i tyre. Ata thjesht shpifin e shpifin, pa parë se sa të palogjikshme janë shpifjet e tyre. Fjalët e tyre janë aq kontradiktore e të kota, saqë mendja i refuzon që në momentin e parë që i dëgjon.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë