Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Me të vërtetë, ata që nuk u besojnë argumenteve të Perëndisë, Perëndia nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm. (104)
Tefsiri
S’ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet e Allahut, nuk ka për t'i udhëzuar Allahu në Rrugën e Drejtë dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm. -Shpalljet dhe shenjat e Zotit e tregojnë qartë të vërtetën, dhe këtë e bëjnë në mënyrën më të thjeshtë. Megjithatë, mohuesit përsëri i refuzojnë ato. Këta të mjerë, që i refuzojnë argumentet e Zotit, duhet të kenë frikë për fundin e hidhur që i pret, sepse: “Nuk ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet e Allahut nuk ka për t’i udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë.” Ky ishte ndëshkimi i mohuesve, sepse atyre iu paraqit e vërteta dhe udhëzimi, ndërsa ata e refuzuan, prandaj merituan që të privohen përfundimisht prej tij. Ky ishte poshtërimi i tyre në këtë jetë, ndërsa në ahiret, Allahu thotë që ata do të kenë dënim të dhembshëm.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë